Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Një shaka e re e Ramës në rrugën e integrimit

by mapo.al
21/05/2020
in Kryesore
0

Një deklaratë e nënkryetarit të CDU-CSU në Bundestag, padyshim forca më e madhe dhe më me ndikim në Europë, ka kaluar këto ditë me një lloj sportiviteti, pa i kuptuar mirë përmasat e saj. Çfarë tha Wadephul, është jo më pak se një këmbanë alarmi.

“Si mbështetës shumë i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar me shpejtësi dhe dhunë, më ka lënë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A mos kishin të drejtë gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente, kur refuzonin të jepnin  ‘po’-në për  fillimin e negociatave”.

A mos kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kur refuzonin të thonin Po?

Wadephul po vë në dyshim jo vetëm votën e vullnetin e tij për t’i hapur negociatat Shqipërisë, por me këtë qendrim, ky zyrtar i lartë gjerman, po vë në pikëpyetje ecjen e mëtejshme të vendit tonë në rrugën e integrimit.

Hapja e negociatave nuk është kapërximi i lumit. Të gjithë e kanë bërë të qartë, sidomos në rezolutën e Bundestagut është theksuar më shumë se një herë, se nëse do të devijohet nga kushtet, nga guida e përcaktuar me kritere dhe vlera europiane, çdo gjë mund të kthehet mbrapsht.

Dhe ja ku kemi sot në mes të Tiranës një monument të anti-europianizmit, çka ishte nga fillimi në fund, gjithë ç’ndodhi me Teatrin.

Eshtë e sigurtë se në vijim, këtë klithëm të Whadephul, që është tentuar të injorohet këto orë nga zhurmë-zulma e politikës dhe propagandës, do ta gjejmë në raporte të shkruara, ose në formën e një kushti të ri të shtuar. Pra një tjetër rëndesë, një gur në qafën e brishtë të vendit tonë.

Po pse e gjitha kjo?

Disa vende, disa qeveri mund të dështojnë në procesin e integrimit, të negociatave, mund të mos ja dalin të kenë sukses të plotë për shumë rrethana, historike, politike, për faktorë të tjerë, edhe nëse e kanë vullnetin e plotë.

Por vetëm me ne ndodh, që rrugës së Tiranës drejt Brukselit, ti shtohen pengesa e shkopinj, thjesht e vetëm për trillet e një njeriu, të Edi Ramës. Teatri, shembja e tij në atë mënyrë, dhe sidomos gjithë aksioni në errësirë e më dhunë brutale, nuk ishte një nevojë e vendit, aspak një aspiratë e qytetarëve, as prioritet, hiçmëpak një zhvillim, por në të kundërt, thjesht një ecje mbrasht, një vithisje me turp e pa lavdi. Dhe, e tëra, vetëm për një shajni personale, një kapricio e vjetër 20 e ca vjeçare, e Edi Ramës. Për këtë “shaka”, të kryeministrit, tanimë do të kemi rrufe në udhën e integrimit.

Wadephul nuk flet kot, as nuk është emocional. Zhgënjimi i tij, dhe reflektimi nëse kishte të drejtë kur punoi për çeljen e negociatave, është një qendrim i ri që ai, dhe ndoshta Bundestagu do ta kenë ndaj vendit tonë.

Kjo nuk është hera e parë që integrimi veshtirësohet nga veprat e nga tekat e dikujt. Shihni letrat. Ne kemi një Po, me gati 15 kushte. Një pjesë e mirë e tyre ose për shkak të politikave, veprimit, ose mosveprimit të Kryeministrit. Po sidomos, shkatërrimi i zgjedhjeve është tërësisht produkt i tij, është masterpeace e tij.

Edi Rama edhe më herët ka hedhur gurë në këtë udhë. E mbajnë mend të gjithë se si u mbajtën peng dhe u vonuan me disa vite negociatat, për shkak të ligjeve që BE i kërkoi Shqipërisë, por që atëbotë, shef i opozitës, nuk i votoi.

Me gjasë, tanimë në rravgimin tonë drejt Brukselit, do të kemi edhe një valixhe të re për të mbajtur në kurriz. Çështja e Teatrit. Paj i ri, dhuratë nga Edi Rama, ambalazhuar nga çiraku i tij në Bashki.

Tags: Edi RamaPengese e re per IntegriminteatriWadephul

JU SUGJEROJME

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?
Aktualitet

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?

06/07/2022
Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup
Arkiva 2

Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup

06/07/2022
“Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”
Aktualitet

“Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”

06/07/2022
“Mami nuk kishte bukë për të ngrënë”, rrëfimi i djalit të “milioneres” së inceneratorëve
Aktualitet

“Mami nuk kishte bukë për të ngrënë”, rrëfimi i djalit të “milioneres” së inceneratorëve

06/07/2022
Next Post
Aktivistja e teatrit: 4 kallëzimet që po përgatisim për Veliajn, Lleshajn dhe Veliun

Aktivistja e teatrit: 4 kallëzimet që po përgatisim për Veliajn, Lleshajn dhe Veliun

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?
  • Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup
  • Protesta e 7 korrikut/ PD kërkon leje nga policia për grumbullimin e qytetarëve
  • U shpëton jetën tre vajza dhe një oficeri policie pasi makina u zhyt në lumë, njihuni me adoleshentin hero
  • “Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In