Aktualitet

Një shembull ulëritës, se si qeveria nuk dëgjon, nuk do t’ia dijë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:11 - 05/05/20 |
mapo.al

Qeveria e ka thelbin e propagandës së vet, kur shpall se, i degjon dhe u përgjigjet qytetarëve. Sidomos, qeveria ka promovuar ndërveprimin on line dhe në platforma të ndryshme. Ku çdokush bën një kërkesë, apo shpreh një shqetësim, dhe sakaq, rilindja e ndjek dhe ofron zgjidhje. Mirëpo, kemi një rast klasik, një shembull gati ulëritës, që tregon se e gjithë gjasme gatishmëria e qeverisë për të dëgjuar qytetarët, është një fasadë.






Fiks prej dy ditësh, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka hedhur një poster në faqen e saj në Facebook, ku porosit qytetarët të bëjnë kujdes e të mbajnë distancë në këtë kohë të pandemisë. Aty është shkruar, shmangni grumbullimet fetare. Ky term ka sjellë revoltë në publik. Janë tani, më shumë se 315 komente, që i kërkojnë ministrisë ta korigjojë atë fjali.


Përcaktimi grumbullime fetare, është fyes e përçmues, dhe me ngjyresa atesite.







Komentuesit i kujtojnë Ministrisë se komunitetet fetare kanë qënë shembulli i duhur këto ditë, pasi me ndërgjegjen e tyre kanë anuluar shërbimet dhe ritet. Po ashtu, shumë njerëz, kanë vënë re diferencën. Dhe i drejtohen Manastirliut, që pse nuk i quan grumbullime dhe pse nuk kërkon shmangien e atyre, nëpër fasoneri, apo call center.




Me gjithë këtë ndjeshmëri në publik, me gjithë këtë revoltë që ka ngjallur, Ministria as nuk e merr mundimin ta korigjojë posterin. Një arrogancë olimpike kjo, një fyerje e thelluar. Nuk u kushton asgjë ose ta heqin, ose ta ndryshojnë emërtimin, duke treguar respekt për besimtarët. Fakti që i injorojnë kërkesat e përsëritura të qytetarëve, tregon haptazi, se ata as nuk duan tia dinë. Janë zhytur në një korsi, dhe është e kotë që të dëgjojnë njerëzit.



Kjo bie në kundërshtim edhe me mënyrën e sjelljes së Kryeministrit në fakt. Ai e ka zakon reagon për çdo koment që i bëhet në FB. Kurse, Ministria është aq e zënë, ndoshta me procedurat sekrete të tenderave, sa nuk dënjon të reflektojë. Mjafton të shihni faqen në FB të dikasterit të Manastirliut. Zakonisht, postimet aty marrin një, ose e shumta dy komente. Në këtë rast, numri ka vajtur mbi 300. Po ashtu, dje pati një qendrim publik edhe Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, për këtë çështje, por sërish injorim. Si shpjegohet ky lloj mosreflektimi. Të bën të mendosh, se mbahet aty me qëllim. Dhe se sfondi ateist i atij mesazhi, nuk është i paqëllimshëm.

Shihni më poshtë, disa prej komenteve të qytetarëve. Mapo.al

 

LEXO EDHE: 

Grumbullimet fetare/ Mbi 250 komente kundër, Ministria vijon të mbajë posterin

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas