Një shoqëri e joshur apo e korruptuar?

Nga Eduart Gjokutaj

Çfarë është një shoqëri e korruptuar? Një shoqëri e joshur apo e korruptuar, ky është dyzimi?! Po sikur të përshkruanim një shoqëri të joshur e të deformuar nga fitimet dhe paratë, nga ideja për t’u bërë pronarë shpejt e shpejt, që t’u ngjajë pasanikëve të rinj rusë, apo hamendësime si këto që mund të lindin në mendjen e individit, që i është bërë mendja vetëm para dhe pasuri dhe pushtet…Një shoqëri e joshur nga paraja është ajo, ku popullsia në masë ka humbur sensin e saj moral. Kjo shoqëri nuk bën gjë tjetër veçse ecën drejt mëkatit të parasë në dëm dhe kurriz të shoqërisë ku jeton. Një shoqëri që shkelet me këmbë nga vetvetja. Një shoqëri qe bën sikur s’e vë re imoralitetin social dhe nuk dënon masivisht aktet imorale të individëve që enden si hije pasanikësh nëpër Shqipëri dhe jashtë saj.



Pra është një humbje e vlerave morale shoqërore, e vetëdijes individuale morale, e orientimit moral të vendit. Ky çorientim moral nuk është i vështirë të dallohet, pasi mund ta dëgjosh në opinionet e njerëzve kur flasin për temat e moralit shoqëror, në ato çfarë pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë, çfarë zgjedhin për t’u orientuar në jetën e tyre. I shikon tek bëjnë humor dhe mendojnë me arrogancën e të korruptuarit se banalitetet që të thonë janë çuditë që elektrizojnë vendin. I shikon te moda që zgjedhin dhe shpenzimi i kohës së tyre, që është një shpenzim i markës “Është jeta ime” dhe mund të bëjnë çfarë të duan me të.

Po! Jemi të korruptuar, por nuk mund të bëjmë gjë kundër joshjes dhe tundimit për ta provuar? Edhe mundet! Në fakt mund të jetë e thjeshtë se si të pastrojmë shoqërinë nga joshja për t’u korruptuar masivisht. Në gjykimin fillestar mund të jenë vetëm tri elemente të shoqërisë, që mund ta pastrojnë korrupsionin. Ato janë: Familja, Ambienti dhe Mësuesi. Nuk është një idealizim apo hamendje vetëm sa për të shprehur diçka. Ndoshta mund te jete dhe kështu, por këta tre elemente te shoqërisë kane ndikimin me te forte ne karakterin e individit, qysh kur është në stadin e “fidanit‐fëmijë”, qe me pas ky te rritet si një “peme” e drejte. Sa me te forta te jene ndikimet e këtyre tre elementeve, në stadet fillestare të jetës, aq më pak ndikime të tjera do të hyjnë e mbushin mendjen dhe botën e brendshme të individit. Aq me pak do të kemi një të ardhme, që mund të jetohet nga një brez që mund të vazhdojë të bazohet te referenca e korruptimit.

Në vend vazhdojnë herë pas here diskutimet mbi korrupsionin dhe angazhimet e qeverive, medias, individëve, indikatorëve që raportohen nga shoqëria civile dhe të tjerë faktorë që zotohen për ta luftuar atë. Por pse nuk e kthejmë vëmendjen të përshtatim praktikën sesi kanë reaguar vende që këtë problem e kanë aktualisht problemin më të vogël ndër problemet e tyre. Apo ndoshta edhe një udhëtim në Shqipërinë e dekadave më parë do të ishte një nostalgji e këndshme. Dhe të mendosh se justifikimi që varfëria dhe buka e fëmijëve të detyron të korruptohesh nuk ka gjetur hapësirë për të mbirë.

Por, shembuj të tillë janë të gjallë në vende që ndihen si të paarritshme nga shqiptarët, të tilla si: Finlanda, Danimarka, Suedia, Zelanda e Re.

Por, a kanë ndonjë kod që të na e japin edhe ne? Qeveria nuk korruptohet e vetme. Në fakt mjafton të mbahet vullneti i shoqërisë i pakorruptuar, i cili duhet t’i bashkëngjitet edhe qeverive dhe një pjesë e kodit fillon të zbërthehet vetë. Ndërkohë, nëse punohet nga çdokush jo i joshur nga korruptimi moral dhe material, veçanërisht ata që kanë fituar apo punuar të mbajnë në dorë një çelës të shtetit apo të ndërmarrjes private duhet të veprojë duke e besuar, se ajo që nuk duhet të korruptohet nga asnjë vullnet i politikës është pavarësia e veprimit bazuar vetëm te ligji, transparenca e prekshme për qytetarët dhe përgjegjësia në marrjen, zhvillimin dhe dorëzimin e çelësit te pasardhësi. Gjithë çapitja e pushtetit duhet të ruajë markën “Të forcojmë shtetin”, ndërsa individi të denoncojë dhe organizohet kundër armiqve të shtetit, qofshin vullnet-thyer individualë apo në grup apo sipërmarrës ligje-thyerës.

Ndërkohë, rrugët, ujësjellësit, shkollat, aeroportet, ajrin e pastër, ushqimin e kontrolluar, arsimin më të mirë i ka detyrë secili që merr në dorëzim çelësat e pushtetit. Kush arrin t’i bëjë më mirë ka të drejtën të rizgjidhet. Është momenti që e shumëpërfolura meritokraci të bëhet funksionale dhe të mos lërë antagonisten e saj, kleptokracinë t’i zërë vendin. Kjo meritokraci ka nevojë të pjellë modelin e qytetarit të sistemit të ri, që t’i ketë si imazhe të saj të reja, për t’i zënë vendin “njeriut të ri” të sistemit të kaluar.

E gjitha kjo ia vlen për pak gjallërim të shoqërisë dhe largimin e apatisë mbytëse të parasë që tringëllin shëmtuar në xhepat e askushëve.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252