Kronika

Një shpellë plot me kanabis dhe dy shqiptarë të arrestuar…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 30/09/18 |
mapo.al

Policia angleze ka zbuluar dy ditë më parë një shpellë të kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa.


Rreth 1 milionë Dollarë është vlera e drogës së konfiskuar. Parcelat me drogë mbjellë në një shpellë pranë një ferme në Wiltshire.


Në tunele u gjetën edhe shtretër, ndërsa ende nuk ka përfunduar mbledhja e provave në vendngjarje.


Shpella ishte përshtatur me të gjitha kushtet e nevojshme për kultivimin e kanabisit. Autoritetet britanike thonë se nëpër të gjithë gjatësinë e tunelit nëntokësor ku u gjet droga, ishte shtrirë rrjeti elektrik dhe nuk mungonte energjia.


Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia, sipas mediave britanike. Nuk është përcaktuar ende roli i tyre në këtë aktivitet ilegal, nëse janë roje të parcelave apo kultivuesit e tyre. Ata janë Aleksandër Shyti 45 vjeç dhe Altin Deda 39 vjeç.

Shqiptarët dolën një ditë më parë përpara gjykatës, por seanca u shty për shkak të mungesës së përkthyesve.

Disa eksplorues kishin tentuar të hynin në shpellë në vitin 2015, por nuk kishin mundur pasi ajo ishte e mbyllur. Ndërsa së fundmi, ata i thanë policisë se madje kishin parë drita nga tunelet e shpellës./tvklan/

<
>
auto_4625664-6221321-image-a-4_15382056835151538297879 auto_4625668-6221321-image-a-10_15382057726761538297880 auto_4625670-6221321-image-a-6_15382056980611538297878 auto_4625672-6221321-image-a-13_15382071202471538297878 auto_4625674-6221321-image-a-16_15382074615341538297881 auto_4625676-6221321-image-a-14_15382073092291538297881 auto_4625678-0-image-a-7_15382057222291538297879 auto_4625680-6221321-image-a-2_15382055546251538297877 auto_4626856-6221321-image-a-36_15382126205041538297880

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas