Aktualitet

VOA: Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 03:54 - 01/12/21 |
mapo.al

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësi

Prej gati një viti i gjysëm si Ipeshkëv Ndihmës i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj do të jetë në krye të kësaj Arqidioqeze. Në njoftimin e sotëm të Selisë së Shenjtë, për emërimin e tij nga Papa Françesku, bëhet e ditur se “Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës (Shqipëri), paraqitur nga Imzot George Frendo. Ati i Shenjtë ka emëruar Arqipeshkёv Metropolit tё Tiranё-Durrёs Imzot Arjan Dodaj, deri sot Ipeshkëv titullar i Lestronës dhe Ndihmës i së njëjtës Kryedioqezё”.






Njoftimi i emërimit u shpall sot nё mesditë nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, nё prani tё kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёsit Imzot George Frendo dhe tё kryeipeshkvit tё ri tё sapoemëruar Imzot Arjan Dodaj.


Imzot Arjan Dodaj, bëhet i treti Arqipeshkëv pas rënies së diktaturës komuniste. I pari që drejtoi Arqipeshkivinë e TIranës dhe Durrëst ishte Imzot Rrok Mirdita.







Arjan Dodaj, i cili për katër vjet ka qenë, dhe ende është, për pak kohë, Ipeshkvi im Ndihmës. Kam shumë besim se do ta drejtojë dioqezën me shumë angazhim, dashuri, përvujtëri dhe, mbi gjithçka, me shumë besim dhe lutje. Gjatë këtyre katër viteve si ndihmësi im ka qenë shumë besnik ndaj meje, sigurisht se në këto katër vite si Ipeshkëv Ndihmës ka fituar shumë eksperiencë. Ka njohur shumë mirë dioqezën, dhe ka dhënë shembull shumë të mirë si bari shumë i zellshëm në lutje, shumë i devotshëm ndaj Zojës Mari, dhe shumë i kushtuar ndaj punës baritore”, tha Imzot Frendo në fjalën e tij përshëndetëse.




Imzot Frendo i cili qëndroi në detyrë për 5 vite, njoftoi se do të kthehej në vendlindjen e tij, në mbyllje të misionit. “Sinqerisht ju them se nuk do të jetë e lehtë për mua të largohem nga një vend që e kam dashur aq shumë, nga një popull që e kam dashur pa masë dhe që më ka dashur dhe respektuar më shumë sesa meritoja. Por Shqipëria dhe shqiptarët do të mbeten gjithmonë në qendrën e zemrës sime”, u shpreh ai.



Ceremonia e përurimit të Arqipeshkvit të ri, është parashikuar për më 22 Janar 2022.

Imzot Dodaj në përshëndetjen e tij tha se “Papa Françeskut i shkon e gjithë mirënjohja e thellë plot dashuri për vëmendjen që ka ndaj Kishës sonë, të cilën ia beson angazhimit tim si bari”. Imzot Dodaj i kushtoi një vëmendje të veçantë bashkëpunimit me komunitetet e tjera fetare: “Data e sotme 30 Nëntori, na kujton festën e Shën Andreut Apostull, i thirruri i parë, që aq shumë kremtohet nga vëllezërit tanë Ortodoksë, dhe për këtë arsye ky emërim dëshiroj që të jetë ogur i mirë i vëllazërisë me ta. Shën Andrea në fakt gjithmonë ka qenë një urë lidhje midis lindjes dhe perëndimit, ashtu sikurse në fakt ka qenë gjithmonë vendi ynë. Veçanërisht një përshëndetje i drejtoj komunitetit Mysliman dhe atij Bektashinj, sepse në harmoninë ndërfetare që karakterizon vendin tonë, të jemi gjithmonë të angazhuar për ato vlera që na bashkojnë e që së bashku promovojmë”.

Imzot Dodaj lindi më 21 janar 1977 në Laç. Pas përfundimit të studimeve në Shqipëri, në vitin 1993 emigroi në Itali, ku dhe mori udhë formimi i tij si klerik. Më 11 maj 2003, ai u shugura meshtar nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit, ndërsa në vitin 2017, ai u transferua në Arqipeshkëvinë Metropolitane Tiranë-Durrës.

Emërimi i tij u përshëndet nga autoritetet më të larta shtetërore e politike të vendit. Presidenti Ilir Meta u shpreh se e kishte mirëpritur me gëzim këtë emërim. “Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se Imzot Arjan Dodaj, me dedikimin dhe shërbimin e njohur dhe të vlerësuar ndaj besimtarëve katolikë dhe popullit shqiptar, do ta përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re”, shkroi presidenti në një postim në Facebook.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama, duke vënë në dukje se “Papa Françesku emëron një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës”, e uroi imzot Dodajn “Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik”.

Për kryetarin demokrat Lulzim Basha, emërimi i Imzot Dodajt “është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë. Jam i bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë”, shkroi zoti Basha në një urim të tijin në Facebook.

3



Pas