Një tas jashtëzakonisht i rrallë i dinastisë Qing, u shit sot në ankand në Hong Kong për 25 milionë euro, njoftoi shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.
Me një diametër prej 14,7 centimetrash, ky tas deliakt është ngjyrosur me kombinim teknikash kineze dhe perëndimore ku janë pikturuar edhe lule narcizi, që shfaqen rrallë në porcelanet kineze.
Ky objekt u ble nga një klient anonim brenda pesë minutash për 24,69 milionë euro.
“Ky është padyshim ekzemplari më i bukur i llojit të tij”,- deklaroi Nicolas Chow, presidenti i degës aziatike të “Sotheby’s”.
Megjithatë, kjo vlerë e jashtëzakonshme nuk përbën një rekord për një qeramikën kineze.
Një tas 1000-vjeçar i dinastisë Song, që është shitur për 32 milionë euro, mban rekordin që prej tetorit.
Ky tas ishte përdorur nga perandori Kangxi në vitet 1720.
Ai u punua në një prej atelieve perandorake në Qytetin e Ndaluar të Pekinit nga një ekip i vogël artizanësh, të ndihmuar nga jezuitë të ardhur nga Europa.