Aktualitet

Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:19 - 03/03/21 |
mapo.al

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në Greqi, ndërsa lëkundjet me intensitet të lartë janë ndjerë edhe në Shqipëri.





Me orën lokale, lëkundjet sizmike u ndjenë në orën 12:16 minuta.


Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane, tërmeti rezulton me magnitudë 5.9,  me epiqendër në Larisë, në afërsi të Selanikut, si dhe me thellësi 2 km.




Nga të dhënat paraprake mësohet se lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në territorin shqiptar, përfshirë kryeqytetin dhe qytete të tjera jug-lindore si Korça e Pogradeci.


Nuk dihet ende nëse ka dëme, apo të lënduar në njerëz. Mediat greke raportojnë sakaq se banorët e disa zonave në Greqi kanë dalë në rrugë, në frikë për jetën.


Një reagim ka ardhur nga kryebashkiaku Nikos Gatsas. Sipas tij, situata është nën kontroll.

<
>
9dfdce02-a203-4e06-8bf0-9eb0c8c62b7b EvjC_MoWQAE1Wnw
1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas