Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Një thirrje miqve e kolegëve të kryesisë

by mapo.al
12/07/2021
in Aktualitet, Blog
0

Shoh se edhe mes deputetëve demokratë të (ri)zgjedhur në 25 prill ka ende debat ose të paktën opinione të kundërta mbi dy vendime të rëndësishme të Partisë Demokratike në pranverë 2019: djegia e mandateve dhe bojkoti i lokaleve (më tej djegia&bojkoti).

Këto dy vendime sipas një analize aritmetike i hoqën opozitës afro 8 mandate deputetësh me të cilat ajo do të mund të kishte realizuar rotacionin politik me një mazharonacë të ngushtë në Kuvend. Siç ndodhi edhe në Mal të Zi në gusht 2020. Disa studjues të tjerë konkludojnë se pa djegien&bojkotin opozita do të kishte marrë më shumë se 8 mandate shtesë.



a– Ata që ende e justifikojnë djegien&bojkotin përmendin demoralizimin e popullit opozitar ne fillim të v. 2019. Pa debatuar për matjen, shkaqet e menaxhimin e demoralizimit të elektoratit tënd por duke e marrë të mirëqenë argumentin se djegia&bojkoti e entuziazmoi popullin opozitar deri në verë 2019 lipset që ata të përgjigjen edhe për shkallën e demoralizimit të këtij populli në vjeshtë e dimër të po atij viti mbasi u pa se nuk u arrit as ndryshimi i pushtetit e as ndonjë koncesion domethënës prej tij. Pa llogaritur këtu segmentin jo partiak të opinionit/elektoratit që shpesh është vendimtar në zgjedhje e që nga sondazhet rezultonte skeptik e kritik ndaj djegies&bojkotit.

b- Ata që thonë se bojkoti evitoi “masakrën elektorale” të lokaleve në 2019, a mos janë inkonsistentë kur ankohen për të njëjtën gjë mbas 25 prillit 2021? Si dhe kur pranojnë mandatet parlamentare mbasi refuzuan ato bashkiake?

c– Ata që thonë se duke marrë një masë drastike u ndërgjegjësua komuniteti ndërkombëtar për problemet e rënda të demokracisë shqiptare mund të kenë drejtë por po thonë një pjesë të së vërtetës. Pjesa tjetër më e madhe e së vërtetës eshtë se komuniteti ndërkombëtar druajti se mos akti i paprecedent i djegies së mandateve bëhej ortek destabilizues në demokracitë e brishta të Ballkanit e më gjerë. Dhe kjo për ta ishte ku e ku më e rëndësishme se hallet e opozitës shqiptare apo edhe të vetë Shqipërisë. Prandaj dhe disa prej ndërkombëtarëve në Tiranë u bënë edhe më të paturpshëm në avokatinë e regjimit.

d- Kush thotë se nuk mund të rrinim më në Kuvend sepse aty opozita nuk gëzonte të tërë të drejtat parlamentare, thotë një të vërtetë të pjesshme si dhe një konkluzion të pasinqertë.

e- Gjithsesi justifikuesit duhet të dinë se motivet e synimi kanë rëndësi por se rezultati e pasoja janë përcaktuese në politikë ashtu si dhe në çdo aspekt të jetës. Dhe në rastin e djegies&bojkotit këto të fundit rezultuan një katastrofë për Partinë Demokratike.

Për mendimin tim opozita në v.2021 duhet të qartësojë qendrimin a saj lidhur me dy vendimet e veta të v.2019. Në radhë të parë për motive parimore etiko-politike mbasi qartësia në çeshtje madhore të forcon besimin e atyre që të votuan dje e që të përkrahin sot; si dhe të fiton besimin e atyre që mund të të votojnë nesër.

Në rradhë të dytë për arsye taktike: shtatori do të nisë me sfida e përballje dhe opozita parlamentare është në situatë më të vështirë se në tetë vitet e shkuara. Gjithashtu ajo ka përballë një makinë propagandistike të specializuar për të shpjeguar dështimet e qeverisë si probleme të opozitës. Eshtë e paduhur t’i ofrosh asaj një problem që opozita ende e ka nëpër këmbë.

Unë, për veten time zgjodha që pas 25 prillit të analizoja e konkludoja publikisht se djegia&bojkoti ishin gabime fatale për Partinë Demokratike; gjithashtu për votën time pro këtyre vendimeve në Grupin Parlamentar e në Këshillin Kombëtar zgjodha që me përunjësi të kërkoja ndjesën a atyre që më kishin votuar në këto dy forume. Nuk m’u duk me vend që të kritikoja ata që votuan si unë apo edhe atë që bëri beftas propozimet në fjalë.

Mbas pak ditësh mblidhen forumet drejtuese të PD. Ata do të analizojnë fushatën e zgjedhjet e 25 prillit, do të shpjegojnë rezultatin a tyre dhe do të dalin me konkluzione e plane veprimi për më tej. Jam besimplotë se ndërsa do të analizojnë probleme si p.sh. vonesa në emërimin e drejtuesve politikë të fushatës apo të kandidatëve në listë, nuk mund të lenë jashtë vëmendjes kryeproblemin “djegie&bojkot”. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfalje për gabimin, të konkludojnë se partia kurrë më nuk do të futet në ujra të tilla.

*Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Ish ministër e deputet

Tags: genc pollokeshilli kombetarkryesia e pdPD

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Harry Kane flet pas humbjes: Do na dëmtojë në karrierën tonë

Harry Kane flet pas humbjes: Do na dëmtojë në karrierën tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In