Shkon në katër numri i të arrestuarve për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit, në Elbasan në vitin 2012. Në pranga ka rënë Klajdi Dokoli.
Paraprakisht dyshohet se Dekoli ishte informatori i familjes Çapja. Në tetor të këtij viti policia shqiptare ne bashkëpunim me atë greke prangosën 41-vjeçarin shqiptar Jorgo Leku.
Ai akuzohet se më datë 15 gusht 2012, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri Gentian Beqirin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.
41- vjeçari i lindur në Elbasan, por me banim në Gjirokastër, njihet edhe me emra të tjerë si Olsi Leka, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou.