Aktualitet

Një tjetër krim trondit Greqinë, ekzekutohet nga vrasës me pagesë boksieri i njohur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:22 - 16/05/21 |
mapo.al

Një tjetër vrasje ka tronditur Greqinë, mbrëmjen e kaluar, pas ngjarjes shokuese të ndodhur pak ditë më parë, ku grabitësit vranë mizorisht 20-vjeçaren Caroline Crouch, i dhunuan e lidhën bashkëshortin, ndërsa nuk prekën foshnjën e tyre 11 muajshe. Mediet fqinje raportojnë se mbrëmjen e kaluar është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar.






Ngjarja ka ndodhur në orët e vota, në Metamorfosi, ku persona të panjohur kanë qëlluar 58-vjeçarin jashtë një Fast Food-i. Viktima ka qenë jashtë dyqanit, kur autorët, të cilët dyshohen vrasës me pagesë, i janë afruar me një motor, me skafandra, ku njëri ka qenë i bardhë dhe tjetri i zi.






Pasagjeri në motor ka hapur zjarr ndaj shënjestrës, duke e qëlluar me tre plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ata janë larguar në drejtim të paditur. Sipas informacioneve të autoriteteve greke, viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut, ndërsa ka marrë tre plumba në gjoks dhe qafë.

Lexo edhe :  Çelja e sezonit turistik - Greqia lehtëson masat, vendi i rikthehet normalitetit


Mediet greke kanë publikuar dhe pamje të rënda nga vendngjarja, ku viktima shihet i shtrirë në tokë, ndërsa forca të shuma policie dhe një skuadër e krimeve kanë mbërritur te vendi i krimit, duke rrethuar zonën.



112


Etiketa: ,

Pas