Nëntoka e Bulqizës mbetet kërcënuese për minatorët. Mesditën e sotme, në një prej galerive, është plagosur rëndë një minator.
Mapo mëson se bëhet fjalë për Agron Gjeta, 55 vjeç.
Gjeta është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Shkaqet e aksidentit me pasoja fatale nuk janë të qarta, por dyshohet për kushtet e sigurisë në punë.
Para pak ditësh, një tjetër minator humbi jetën në një nga galeritë private. Fiqiri Karaj, 49 vjeç, babai i dy fëmijëve, u godit fatalisht nga një masiv gurësh.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë/ Informacion paraprak
Rreth orës 12.40, duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A. Gj., i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.