Aktualitet

Një tjetër mjek preket nga COVID-19, në gjendje të rëndë te Infektivi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 04/07/20 |
mapo.al

Koronavirusi infekton përsëri bluzat e bardha. Mësohet se një mjek ka rezultuar pozitiv me Covid-19.


Ai ndodhet i shtruar në spitalin infektiv dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Institucionet shëndetësore, kryesisht QSUT, është kthyer në një vatër infeksioni të Covid-19.


Pak ditë më parë mjeku i hematologjisë Arjan Pushi, humbi jetën pasi u infektua nga ky virus.


Pushi ishte viktima e parë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë që prej shfaqjes së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 90 raste të reja dhe u shënuan 3 viktima.


Etiketa: , , ,

Pas