Rikthehen zhdukjet e personave në qytetin e Vlorës. 40-vjeçari Ermal Ngucaj, prej 4 ditësh nuk gjendet nga familjarët e tij.
Ai është nga fshati Lepenic, dhe i është gjetur makina në fshatin Mavrovë, bashkë me disa rroba të tij, por ende nuk dihet se ku ndodhet. Ka dyshime se mund të jetë rrëmbyer nga persona të panjohur.
Ermal Ngucaj është me precedent penal, sipas burimeve nga policia e Vlorës. Celulari i tij rezulton i fikur prej disa ditësh.
Uniformat blu kanë kryer disa kontrolle dhe po hetojnë personat që Ngucaj ka takuar para se të zhdukej.
Në 4 vitet e fundit janë 23 persona që janë zhdukur në Vlorë, mes tyre edhe Mario Metushaj, Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe.