Aktualitet

Një tjetër sasi me vaksina anti-Covid vjen sot në Shqipëri









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 22/02/21 |
mapo.al

Sot do të mbërrijnë në Shqipëri 8190 doza të tjera vaksine nga kompania Pfizer.



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e komunikoi ardhjen e tyre në Kuvend.


“Bota sot është e ndarë në dy kategori shtetesh; shtetet që e kanë nisur fushatën e vaksinimit dhe ato që nuk kanë marrë asnjë dozë. Janë 140 vende që nuk e kanë nisur vaksinimin.




Kemi mbi 4600 infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit. Ne kemi bërë përpjekje për të siguruar një kontratë me Pfizer për 500 mijë vaksina nga e cila kanë mbërritur 8000 doza deri më sot, dhe pritet lëvrimi i 8190 dozave të tjera po sot”, – tha Manastirliu.



Risjellim në vëmendje se procesi i vaksinimit në Shqipëri ka nisur zyrtarisht më 11 janar, fillimisht me personelin shëndetësor, më pas me të moshuarit e azileve, dhe dje u vaksinuan të moshuarit personalitete mbi 80 vjeç.

Lexo edhe :  Përfshirje në grupet prioritare për vaksinim - MSH i përgjigjet farmacistëve

54


Etiketa: , ,

Pas