fbpx

Aktualitet

Një trofe për Gilman Bakallin në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta






               Publikuar në : 12:59 - 08/10/19 |
mapo.al

Gilman Bakalli ishte një pedagog, publicist dhe përkthyes, por dashuria e tij e madhe ishte biçikleta me të cilën pedalonte nëpër shtigjet e maleve rreth Shkodrës, qytetit të lindjes. Në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta, bashkëshortja e tij Irena dhe miq të tij organizuan një garë me biçikleta dhe themeluan trofeun “Gilman Bakalli”, mënyra më e bukur për të kujtuar këtë njeri dhe dashurinë e tij për jetën që iu ndërpre papritur në moshën 49-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.


Sporti ishte një nga pasionet e mëdha të tij dhe biçikleta ishte po ashtu mjeti që ai përdorte në përditshmërinë e punës së tij, dhe në fundjavë për të ngjitur lartësitë e maleve.



Sipas Irena Bakallit, kjo garë shërben dhe për të promovuar shtigjet dhe vendet e bukura të pafundme që ka Shkodra, një nga qytetet e vetme në vend ku njerëzit i besojnë akoma biçikletës si mjet lëvizje nëpër qytet më shumë se sa makinës.

Gara e trofeut “Gilman Bakalli 2019” u zhvillua në itinerarin ura e Mesit-Vilzë-Rragam.

Gilman Bakalli lindi në vitin 1967 në një familje me tradita intelektuale.  Ai u përfshi disa kohë edhe në politikë si deputet i Partisë Demokratike e më tej si kandidat i pavarur, po shpejt do të shgënjehej për të vendosur të rikthimin në auditorin e universitetit, aty ku ndihej një “artistotel” me studentët e tij të filozofisë.

Pas vdekjes së tij miqtë dhe bashkëshortja mblodhën dhe publikuan esetë e shkrimet e tij publicistike të shkruajtua në një stil unik në librin “Alfabeti i tranzicionit”.

Bakalli është cilësuar si një intelektual i angazhuar, ku me shkrimet e tij prekte temat më të nxehta sociale dhe filozofinë e të jetuarit e menduarit.

Po ai vetë kishte një këndvështrim kritik për atë se çfarë ishte në vetvete një intelektual.

“Gjëja e vetme që kanë mësuar shqiptarët e këtij çerekshekulli demokraci mbi intelektualin, është se sa e vështirë është të jesh i tillë. Cilido të ketë qenë pozicionimi i tij për çështje të ndryshme sociale, intelektuali shqiptar e ka pasur përherë gabim. Kur, përballë dëmtimeve ekologjike, rrezikut të zhdukjes së monumenteve të kulturës, krizave politike apo skandaleve financiare qeveritare, nuk dëgjohej asnjë nga zërat e artistëve, shkencëtarëve apo mendimtarëve, opinioni publik pyeste: “Po ku janë intelektualët? Po pse heshtin ata, intelektualët?” Kur ata nuk heshtnin, por ndërhynin, paralajmëronin, imponoheshin, jepnin rekomandime morale apo teknike për probleme të ndryshme, nuk vononin të bezdisurit e smirëzinjtë turinjvarur: “sa të padurueshëm këta intelektualët! Çdo ditë nëpër ekrane televizive! Pse i fusin hundët kudo? Pse bëjnë sikur dijnë gjithçka? Shkurt, pra, intelektuali shqiptar ose hesht e s’bëzan, ndërkohë që duhej të ngrinte zërin; ose ndërhyn e ngre zërin, ndërkohë që duhej të qepte gojën…”- shkruan Bakalli.

<
>
21752278_2430543946985954_5550540509031980082_n 71384937_10214550458108032_8641903872375259136_o 71707600_10214550442787649_8685715691300454400_n trofeu



CLOSE
CLOSE
Pas