Aktualitet

Një tulipan për këdo që nuk pati një funeral





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 06/04/20 |
mapo.al

Një kryetar bashkie në një qytezë të Milanos, në Lodigiano, ka vendosur të lërë një tulipan në varret e atyre që u ndanë këto kohë nga kjo botë, pa një funeral, pa një ceremoni nga të afërmit për shkak të masave të kufizimit të marra prej pandemisë së koronavirusit.


Gzeta “la Repubblica” bën të ditur se lulet janë dhuratë nga një tregtar në këtë zonë.


Tulipanët janë vendosur më tej nëpër varre nga bashkia.


Kjo është një shenjë qytetarie dhe kujdesi, sidomos në vigjilje të Pashkëve.


Varrezat janë të mbyllura në këto kohë, dhe familjarët nuk mund të shkojnë.

“Nëse bota është mbyllur, natyra nuk ndalet. Tulipanët po shkëlqejnë në kampin e Arezos. Ne kemi rastin të tregojmë vemendje pak më shumë në këto ditë të vështira”, është shprehur kryetari i Bashkisë.

“Deshëm t’i bashkangjitemi kësaj nisme, dhe përmes tulipanëve tanë, u dërgojmë një përqafim të gjithë italianëve”, thanë pronarët e fermës së luleve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas