ShowBizz

Një urim ndryshe/ E motra i nxori 10-të të ‘palarat’ Mariza Ikonomit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:32 - 14/05/20 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare Mariza Ikonomi, ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen. Mes shumë urimësh nga ana e kolegëve, ndjekësave apo dhe familjarëve, në sy ra urimi i motrës së saj.


See the source image


Ajo ka bërë një shkrim me 10 të palarat e Marizës, të cilat përveçse do t ‘iu bëjnë të qeshni do të kuptoni edhe  më shumë nga historia e jetës së Marizës ndër vite.



“10 “të palara” rreth Mariza Ikonomi -t… meqë ka ditëlindjen.

Meqenëse vjet postova 10 gjëra interesante e të vecanta rreth Marizës dhe më tha shyqyr që nuk na nxore të palarat, këtë vit do nxjerr ca “të palara” por nuk do i themi gjë, okay.

Një herë kur (ndoshta ishte 11 vjec) unë i thashë një sekret që kisha qejf një cun (adoleshenca aaa) Mariza shkroi një lutje për Zotin dhe e vari tek teli i rrobave me një kapese që Zoti ta merrte letren e ta lexonte. Unë nuk dija gjë, sigurisht. Në mëngjes me tha, “Uaaaa, Zoti ka marrë letrën Ledia!” ndërkohë që letrën e kishte marrë mami dhe kishte lexuar gjithë sekretet tona përmes lutjeve të Marizës. Sot qeshim e themi shyqyr Zoti nuk i plotëson gjithë lutjet se ndryshe do ishim bërë lëmsh. Kur ka kënduar për herë të parë me Francesk Radin pothuajse gjithë rrobat i kishte marrë borxh, një këtu e një atje. Vetem syzet i kishte të vetat.

See the source image

Për emra, ditëlindje dhe për detaje Mariza nuk i mban mend. Ndaj nëse jua uron ditëlindjen pas një muaji është normale. Mua një herë ma ka uruar ditëlindjen një ditë më parë në 6 të mëngjesit dhe nuk dija si t’i thoja që e kam nesër se po me këndonte me shumë pasion. Nuk është se nuk i bëhet vonë për ju, thjesht kujtohet me vonesë ose herët. Madje një herë kur unë isha në spital sepse hoqa bajamet Mariza kishte shkuar në një spital tjetër dhe na shkruante mesazhe ‘jam poshtë t’ju marr me makinë’, ‘pse nuk po dilni’ ndërkohë që ne kishim dalë por ishim ne dy spitale të ndryshme. Kur këndonte në shtëpi sepse kishte provim ose prova komshinjtë i binin me fshesë tavanit ose dyshemesë sepse gjithë lagjia e dëgjonte.

See the source image

Kur ishte e vogel pëlqente t’i kishte flokët e gjata por babi na i priste gjithnjë sidomos kur shkonim në plazh. Mariza prapë gjente ndonje fije floku të gjate tek baluket dhe e bënte bishtalec.  Akoma i ka fiksim baluket. Gjithnjë më pyet, T’i pres baluket? Unë i them gjithnjë, JO dhe ajo gjithnjë e ka interpretuar përgjigjen time me një PO të madhe. Herën tjetër nëse më pyet do nis një peticion ku të gjithë ju të firmosni të mos i presë më. Imiton aq shumë zera dhe dialekte saqë ndonjëhere merrnim në telefon gjyshin ose komshiun sikur ishte e huaj dhe thjesht përdorte fjalë koti por me theks te gjuhëve të ndryshme” ka thënë ndër të tjerash motra e këngëtares.

 


Etiketa:

Pas