Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me çështjen e legalizimit të prostitucionit në Shqipëri.
Gjatë një interviste në emisionin “Java” në Radio Televizionin Shqiptar Hoxha ka thënë se një prostitutë, e cila ishte me SIDA, por nuk e dinte ka marrë më qafë gjithë ata djem.
“Të paktën duhet të ketë kontroll mjekësor. Se një vajzë, e cila ishte me SIDA, por nuk e dinte ka marrë më qafë gjithë ata djem”, – ka treguar ai.
Më tej gjatë fjalës së tij, gazetari ka thënë se këtij problemi i duhet gjetur një zgjidhje sepse prostitucioni duke u ushtruar në mënyrë të paligjshme sjell probleme.
Paska shokuar dynjanë ky “gazetari investigativ” me zbulimin e madh se një prostitutë me sidë paska infektuar gjithë ata djem të rij. Po si e ka gjetur, si e ka zbuluar nuk na e thotë.
Po shoh këtu më poshtë një lajm tjetër që ka të bëjë me një “zbulim” akoma më sensacional të Artanit.
Sipas tij, “segmente të SHISH kanë punuar kundër ministrit Xhafaj”.
Mesa dijmë Xhafaj është përfolur në publik si një ish hetues i ish Sigurimit.
Ky segmenti i SHISH, është nga kontigjentet e Sigurimit apo nga kontigjentet e zbulimit të krimeve të sigurimit ?