Aktualitet

Një virus i ri gripi me ‘potencial pandemik’ zbulohet në Kinë






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 30/06/20 |
mapo.al

Një virus gripi, që ka potencialin të shkaktojë pandemi është identifikuar në Kinë nga shkencëtarët. Virusi ndodhet te derrat, por sipas shkencëtarëve mund të infektojë edhe njerëzit.


Studiuesit janë të shqetësuar se virusi mund të pësojë mutacione dhe mund të përhapet shpejt nga njeriu në njeri, duke çuar në një shpërthim global. Ata thonë se nuk është një problem urgjent, por ka mundësi që të mund të infektojë njerëzit, prandaj ka nevojë për monitorim.


Si një virus i ri, njerëzit kanë pak ose aspak imunitet ndaj tij.



Pandemia e fundit që përjetoi bota, para koronavirusit, ishte ajo e gripit të derrave në 2009-ën, që ishte më pak vdekjeprurëse nga ç’mendohej, sepse shumë njerëz të moshuar kishin imunitet ndaj saj, me shumë mundësi për shkak të ngjashmërisë së madhe që kishte me viruset e tjetër të gripit që kishin qarkulluar vite më parë.


Nga ky virus, i quajtur A/H1N1pdm09, njerëzit mbrohen nga vaksina vjetore e gripit.


Ndërsa virusi i ri që është zbuluar në Kinë, ka ngjashmëri me gripin e derrave, por ka disa ndryshime të reja. Deri tani nuk shihet si një kërcënim i madh, por studiuesit thonë se duhet të monitorohet.

Virusi, të cilin studiuesit e kanë quajtur G4 EA H1N1 mund të rritet dhe të shumëfishohet në qelizat që ndodhen në rrugët e frymëmarrjes së njerëzve.

Ata gjetën gjurmë të infeksionit të kohëve të fundit te njerëzit që kanë punuar në thertore dhe industrinë e derrave në Kinë kur panë të dhënat nga viti 2011 deri në 2018-ën.

Vaksinat aktuale të gripit nuk duket se mbrojnë kundër tij, megjithëse ato mund të përshtaten për ta bërë këtë, nëse do të jetë e nevojshme.


Etiketa:

Pas