Aktualitet

Një vit pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant, bashkëshortja rrënqeth me fjalët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 26/01/21 |
mapo.al

Sot bëhet plot 1 vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, i cili i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, vajzës së tij 7-vjeçare Gianna dhe 7 personave të tjerë.



Koha nuk ka mundur të lehtësojë dhimbjen për familjen e basketbollistit të ndjerë, por bashkëshortja e tij ka treguar se ku e ka gjetur arsyen për të jetuar gjatë këtij viti me këtë hidhërim kaq të madh.


Sot, në ditën e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës, Vanessa Bryant ka ndarë një Instagram një letër nga një mikeshë e Gianna-s, e cila ka treguar kujtimet e saj me të ndjerën.




Falenderuese për kujtimin që do të mbajë gjallë në zemrën e saj të bijën, bashkëshortja e Bryant ka shkruar fjalët rrënqethëse duke treguar se ende nuk i besohet që e gjitha kjo është e vërtetë.



“Më mungon vajza ime dhe Kob-Kob kaq shumë! S’do ta kuptoj kurrë pse dhe si kjo tragjedi mund t’i ndodhte disa qenieve njerëzore aq të mrekullueshme. Ende nuk duket e vërtetë. Kob, ne bëmë më të mirën! Gigi, ti vazhdon ta bësh mamin krenare. Ju duan.”– janë fjalët emocionuese të Vanessa-s në postim.


 

 

Kujtojmë se Kobe Bryant la pas 3 vajza, për të cilat po përkujdeset Vanessa, Natalia Bryant 17 vjeçe, Bianka 4 vjeçe dhe vogëlushen 18 muajshe Capri.

37


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas