Një vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Shqipëria do të nënshkruajë sot me Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshjen e financimit të 2 mijë apartamenteve të reja në Durrës.
Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje në “Facebook”, nga Abu Dabi, bëri të ditur se banesat e reja do të ndërtohen në vend të palleteve të shembura në Durrës.
Kreu i qeverisë gjithashtu tha se qeveria shqiptare do të financojë infrastrukturën e lagjes në zonën industriale të Spitallës.
“Rastësia e desh që sot të jem në Abud Dabi për të firmosur financimin e 2000 apartamenteve në Durrës. Princi në atë ditë të zymtë hapi derën e shtëpisë së tij dhe ofroi ndihmë. Ministri i Rindërtimit ka punuar ngushtësisht me inxhinierët e vënë në dispozicion nga princi.
Qeveria shqiptare do të financojë infrastrukturën e lagjes në Spitallë ndërsa financuesi i Khalifas do të realizojë banesat e spitallës dhe banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës. Sot do të firmosim marrëveshjen mes dy qeverive”, – tha Rama.
Etiketa: Edi Rama, Termeti me 26 nentor