Aktualitet

Një zyrtar koreano-jugor vritet nga trupat e Koresë së Veriut







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 24/09/20 |
mapo.al

Një zyrtar i Koresë së Jugut është qëlluar për vdekje dhe është djegur nga trupat e Koresë së Veriut.


Burri, i cili punonte për departamentin e peshkimit, u zhduk nga një anile patrullimi afër kufirit dhe u gjet më vonë në ujërat e Koresë së Veriut.


Ushtarët koreano-veriorë e qëlluan atë, pastaj derdhën vaj mbi trupin e tij dhe e dogjën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.



Teksa ministria dënon aktin duke e konsideruar “brutal”, nuk ka ende një reagim nga Korea e Veriut.


Kufiri midis tyre kontrollohet rreptësisht nga autoritetet, dhe Korea e Veriut ka aktualisht politikën “të qëllosh për të vrarë” për të parandaluar hyrjen e Covid-19 në vend.


Incidenti shënon të dytën herë që trupat e Koresë së Veriut qëllojnë dhe vrasin një qytetar koreano-jugor. Në korrik 2008, një turist u qëllua nga një ushtar në malin Kumgang.


Etiketa: , , ,

Pas