Po ndodh ajo që ndodhi edhe vjet, në të njëjtën kohë.
Në supermarkete, tregtarët ose heqin etiketat e çmimeve, ose mashtrojnë me etiketa të dyfishta.
Në rafte reklamojnë çmime të tjera, në kasë kur skanohet barcodi, rezulton tjetër çmim, kuptohet më i lartë.
Duke qenë se për festa bëhen blerje në sasi të madhe produktesh, blerësi nuk ka mundësi t’i mbajë mend çmimet e secilit produkt, por paguan totalin sa i thotë shitësja.
E kam të konfirmuar në të paktën 3 supermarkete dhe nga disa njerëz që rastësisht kanë kapur mashtrimin.
Kjo vërehet më shumë tek verërat, lodrat e fëmijëve dhe artikuj të tjerë, që këto ditë jemi të detyruar t’i blejmë.
Verifikoni çmimet aty ku mungojnë dhe kontrolloni ato ku janë të ekspozuara.
Shpërndajeni këtë postim, meqë ka edhe dy ditë blerje masive.