Bota

Njerëzit e El Chapo-s: Shumicën e drogës e fusim në rrugë ‘ligjore’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 14/01/19 |
mapo.al

Presidenti amerikan, Donald Trump synon ndërtimin e një muri për të penguar jo vetëm emigrantët, por edhe trafikun e drogës dhe kontrabandën.


Megjithatë, njerëzit e kryetrafikantit meksikan, El Chapo, kanë dëshmuar se drogën e fusin në mënyrë ‘ligjore’ në SHBA.


Në gjyqin që po mbahet në SHBA ndaj Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, trafikantët thanë se shumica e drogave futet në SHBA përmes pikave legale të SHBA, me anije, nëndetëse, trena, traktoër apo makina.


Jo vetëm kaq, por trafikantët thanë se nuk përdorin emigrantë të padokumentuar për të futur drogën, por shoferë të rregullt që lejohen të hyjnë në SHBA.


Fillimisht El Chapo kishte ndërtuar një rrjet tunelesh që lidhnin Meksikën me SHBA, duke e trafikuar drogën lehtësisht.

Por pasi u zbulua rrjeti i tuneleve, vëmendja u kthye në pikat e rregullta të kalimit mes SHBA dhe Meksikës.

Mediat amerikane thonë se kjo gjë mund të ndodhë me lehtësi pasi për shkak të mungesës së agjentëve doganorë, vetëm një pjesë e vogël e mjeteve kontrollohen.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas