fbpx

Aktualitet

“Njeri më të paedukatë…”/ Debati i ashpër mes Vasilit dhe Ngjelës: Dini aritmetikë?





               Publikuar në : 12:06 - 03/12/19 |
mapo.al

Moderatorja e emisionit “Open” ka debatuar mbrëmjen e djeshme ashpër me të ftuarin Spartak Ngjela, lidhur me situatën në vend pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit. Nuk kanë munguar as fyerjet mes tyre, gjatë diskutimit për propozimin që qytetarët e pastrehë të futen në banesat që do të mundësojë qeveria.


DEBATI:



Ngjela: Më dëgjo me vëmendje, janë 30 mijë banesa. Ja 30 mijë euro njëri, janë 900 milionë  euro. Ju lutem edhe njëherë, nëse shteti i ka këto para t’i blejë dhe t’ua japë njerëzit. Ky është një shtet i drobitur. Këta nuk na dalin dot nga kriza. I kanë këta 1 miliardë euro? Dini aritmetikë ju?! 30 mijë herë 30 mijë bëjnë 900 milionë euro.


Vasili: A, s’e kemi shifrën e saktë.

Ngjela: Ju ma dhatë shifrën, të lutem zonjë tani.

Vasili: Stoku është kaq, jo nevoja.

Ngjela: Le ta mbaroj gjithë këtë. Dale moj zonjë, s’na lë rehat njëherë. Nuk e kuptoni dot, se nuk e njihni ju tregun.

Vasili: Po fol, vetëm ju e njihni tregun.

Ngjela: Nuk humbet shteti, pompohet paraja.

Vasili: E thamë pra… O Zot, njeri më të paedukatë nuk kam parë!


Etiketa: , ,

Pas