Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë mbrëmje në Sarandë dhe Borsh.
Burime për mediat, bëjnë me dije se qytetari i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në Borsh, ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit ‘Infektiv’ në Tiranë.
Sa i përket pacientit tjetër të prekur nga Covid-19 në Sarandë, raportohet se është karantinuar së bashku me familjen në banesë.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë, kanë rezultuar me koronavirus 167 qytetarë nga 932 testime të kryera.
Tirana vijon të jetë vatra më e nxhetë e koronavirusit, e cila regjistroi në 24 orët e fundit 90 raste më Covid-19.