Njeriu që u kthye nga vdekja

Niki Lauda, që ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare, ishte tre herë kampion i botës në Formula 1, presidenti jo-ekzekutiv i skuadrës kampione të botës, Mercedes dhe një prej emrave më të mëdhenj në historinë e sportit.

Ai ishte po ashtu një pilot dhe biznesmen i suksesshëm, që ngriti dy linja ajrore dhe vazhdoi të ishte me raste kapiten  i avionëve të tyre deri në fund të viteve ’60.



Por ai do mbahet mend për trimërinë e e treguar me rikuperimin nga një aksident i tmerrshëm në Çmimin e Madh të Gjermanisë në vitin 1976 në Nurburgring-un e frikshëm.

Lauda- që kryesonte kampionatin botëror, pasi kishte fituar një vit më parë titullin e parë- pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë- të cilat e lanë me shenja për gjithë jetën- kishte thithur gaz toksik duke dëmtuar mushkëritë dhe në spital i kishin thënë ritet e fundit.

Por ai ia doli që të rikthehej në pistë vetëm 40 ditë më vonë- duke përfunduar i katërti në Çmimin e Madh të Italisë. Në fund të garës, plagët e pashëruara ia kishin mbuluar me gjak maskën anti-zjarr. Kur tentoi që ta hiqte këtë maskë, kuptoi se ajo ishte ngjitur tek fashat, aq sa u desh ta griste menjëherë.

Ky ishte një prej akteve më të guximshëm në historinë e sportit.

Në atë kohë, Lauda e minimizoi problemin. Por më vonë, në një autobiografi të sinqertë, ai pranoi se ishte frikësuar kaq shumë, sa mezi e ngiste makinën.

“Në atë kohë thashë se e kam pushtuar frikën time. Ishte një gënjeshtër. Por do ishte budallallëk që të konfirmoja dobësinë time përpara rivalëve. Në Monza isha i ngurtë nga frika,” shkruante ai në autobiografinë “Rikthim nga ferri”.

Lauda garoi atë fundjavë për shkak se mendoi se ajo ishte gjëja më e mirë që mund të bënte për shëndetin mendor dhe fizik. “Nëse do qëndroja në krevat duke menduar për aksidentin, do kisha mbaruar,” kujtonte ai.

Aksidenti erdhi në kohën kur Lauda dukej se ishte nisur drejt titullit të dytë kampion për Ferrarin. Vendosmëria e tij për rikthim bazohej tek dëshira për të mos munguar në një kompeticion, ku titulli kampion mund të përfundonte në duart e britanikut të McLaren, James Hunt.

Historia e atij sezoni dhe përplasja mes Hunt dhe Lauda do t’i jepte Formula 1 popullaritetin global. Historia e tyre kishte diçka për të gjithë- në garë ishte një austriak i ftohtë dhe asket, i famshëm për qasjen klinike dhe mungesën e emocioneve, që drejtonte Ferrarin, përballë një bukuroshi britanik, një playboy që garonte për McLaren.

Në garën e fundit në Japoni, Lauda ishte vetëm tre pikë para dhe kur ditën e sfidës nisi një shi i tmerrshëm, ai refuzoi të garonte, duke thënë se ishte shumë e rrezikshme. Lauda e pranon se e kishte kapur paniku- nga frika e aksidentit- por më vonë thotë se i ka ardhur keq për vendimin. Ferrari tentoi ta bindte që të garonte, por ai refuzoi dhe Hunt doli në vendin e tretë duke marrë pikët e mjaftueshme sa për të dalë kampion me vetëm 1 pikë para austriakut.

Beteja e tyre është kthyer në një film hollivudian, por ai i keqprezanton ata si armiq- në fakt Lauda dhe Hunt ishin miq të ngushtë. Aq të ngushtë sa i kishin dhomat ngjitur me njëri-tjetrin në fundjavë në Japoni dhe mëngjesin e ditës së garës, teksa Hunt ishte në shtrat me të dashurën, Lauda hyri pa pyetur në dhomë dhe bërtiti: Sot do fitoj kampionatin botëror.

Lauda ishte një personazh unik, një mendje e pavarur me një sens të çuditshëm humori.

Pas suksesit në kategoritë e ulëta, Lauda e hapi vetë rrugën drejt Formula 1, kundër dëshirës së familjes, me një kredi bankare, duke nisur karrierën në mars të vitit 1971. Më pas mori një tjetër kredi për të kaluar te BRM dy vjet më vonë. Kjo ishte lëvizja e duhur.

Aty i bëri përshtypje shokut të skuadrës, Clay Regazzoni, dhe kur zvicerani nënshkroi me Ferrarin në vitin 1974, ai rekomandoi Laudan.

Skuadra legjendare italiane kishte hasur probleme në vitin 1973, por do nisnin një ngritje të fuqishme nën menaxhimin e brilantit Luca di Montezemolo. Në vitin 1974, Lauda e humbi titullin ndaj Emerson Fittipaldi të McLaren vetëm për shkak të mungesës së eksperiencës, por kjo ishte paraprita për dominimin total në vitin 1975 me legjendarin Ferrari 312T.

Pasi e humbi për pak titullin në vitin 1976, ai fitoi sërish në vitin 1977, pavarësisht përlasjeve me Enzo Ferrarin, që nuk po e mbështeste më pas aksidentit tragjik në Nurburgring. Atmosfera e ftohtë, përplasjet me pronarin, mospëlqimi për kolegun e ri të skuadrës, Carlos Reutemann, bënë që Lauda të qëndronte tek Ferrari në vitin 1977 mjaftueshëm sa për të fituar titullin dhe për t’u tërhequr dy gara përpara finales, duke u zhvendosur tek skuadra Brabham e Bernie Ecclestone.

Brabham ishte një makinë e bukur, por motori Alfa Romeo nuk ishte i mirë për të garuar dhe Lauda nisi të humbiste interesin për F1. Në Çmimin e Madh të Kanadasë, e parafundit për sezonin 1979, ai doli nga makina në sesionin e praktikës dhe i deklaroi Ecclestone se po tërhiqej nga ky sport. “Jam lodhur duke bërë xhiro nëpër rrathë,” i tha.

Ai u kthye në Austri për të drejtuar linjën ajrore, Lauda Air. Por dy vite më vonë u rikthye në F1, i tunduar nga shefi i McLaren, Ron Dennis, që i ofroi një pagë prej 3 milionë dollarë- më e madhja në sport në atë kohë.

Në vitin 1984, skuadra dominoi në Formula 1 me makinën e tyre MP4/2, me motor Porsche dhe me sponsor kompaninë TAG.

Por Lauda e pati të vështirë përballë shokut të skuadrës, Alain Prost. Megjithatë e fitoi titullin vetëm me gjysmë pike, marzhi më i ngushtë në histori. Ai qëndroi edhe një vit, por nuk ishte konkurrues duke deklaruar tërheqjen në moshën 36-vjeçare.

Fundi i karrierës në F1 nuk do thoshte se ai do i shkëpuste lidhjet me të.

Në vitin 1993, Montezemolo i ofroi një rol konsultues te Ferrari, por kjo nuk zgjati shumë për shkak të mbërritjes së shefit të ri atë vit, Jean Todt- njeriu që krijoi periudhën dominuese të Michael Schumacher.

Në vitin 2001 ai mori drejtimin e skuadrës Jaguar, por u pushua në vitin 2002 bashkë me 70 figura kryesore për shkak se nuk kishin përmirësuar performancën.

Prej atëherë ai u mor sërish me kompaninë e re ajrore Niki, të themeluar pas shitjes së Lauda Air tek Austrian Airlines, por edhe si analist i televizionit gjerman RTL.

Në shtator të vitit 2012, atë e caktuan drejtor joekzekutiv të skuadrës Mercedes, një vendim i marrë nga bordi, që ishin të pakënaqur me mungesën e konkurrueshmërisë nga Ross Brawn dhe donin një spiun efektiv në kamp.

Bashkë me Brawn, Lauda luajti një rol kryesor në nënshkrimin e kontratës me Lewis Hamilton për të zëvendësuar Schumacher në fund të vitit 2012. Në fillim të vitit 2013 ai u bë aksioner me 10 përqind tek Mercedes.

Në korrik të vitit 2018 u diagnostikua me një infeksion të rëndë në muskëri dhe bëri transplant të dyfishtë të mushkërive. Në nëntor postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke thënë se do kthehej shpejt në punë.

Por në janar u diagnostikua me pneumoni dhe u dërgua sërish në spital në Vjenë.

Lauda la pas gruan e tij të dytë, Birgit, dy binjakët Max dhe Mia, të lindu në vitin 2009, dy djemtë nga gruaja e parë Marlene Knaus- Mathias dhe Lukas, dhe një djalë, Christoph, të lindur nga një tjetër lidhje./BBC


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252