Aktualitet

Njësoj si Lul Berisha, skema që ndoqi Endrit Dokle për të fituar lirinë





               Publikuar në : 19:25 - 14/01/20 |
mapo.al

Lirimi i Lulzim Berishës, të ashtuquajturit “truri” i bandës së Durrësit tre vite më parë, bëri jo pak bujë në media, ndërsa trazoi edhe politikën. Por vendimi i sotëm i Gjykatës së Krujës për të nxjerrë nga qelia të dënuarin me burgim të përjetshëm, Endrit Dokle, kreu i bandës së Durrësit, është skandali i radhës i drejtësisë shqiptare, edhe pas reformimit të sistemit nga një reformë e cila ende nuk po jep frytet e premtuara.


Avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e të dënuarit duke konvertuar dënimin e burgimit të përjetshëm me 25 vite burg, me pretendimin se pjesën më të madhe e ka shlyer.



Me këtë argument avokatët kanë kërkuar shuarjen e dënimit përjetë dhe lirimin në provë të të pandehurit për një periudhë 5-vjeçare.


Mësohet se kërkesa është kundërshtuar nga prokurorët e Krujës, duke pretenduar se për Doklen ka një vendim të formës së prerë në 2014 që e dënonte për burg përjetë për pjesëmarrjen në grup të strukturuar dhe vrasje. përfaqësuesit e akuzës kanë kërkuar që i dënuari të vijojë të qëndrojë në burg dhe të vuajë dënimin ndërsa gjatë procesit kanë kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares me argumentin se kërkesa duhej rrëzuar pasi nuk plotësonte kushtet ligjore.

Në një deklaratë për ngjarjen, prokuroria e Krujës tha se kërkesa e saj u rrëzua nga drejtuesja e seancës Enkelejda Hoxha, e cila vendosi që këtë dënim përjetë ta konvertojë në 25 vite më pas duke e cilësuar si dënim që pjesën dërrmuese e ka shlyer duke ka liruar me kusht të pandehurin.

Në gjykatë avokatët kanë paraqitur edhe një kontratë punësimi për Endrit Doklen pas daljes nga burgu. Dokumenti i firmosur nga Agim Cako pronar i Mateo Konstruksion parashikon se Dokle do të paguhet me 35 mijë lekë të reja në muaj. Edhe Lulzim Berisha në vitin 2017 fitoi lirinë pasoi siguroi një kontratë pune në Bashkinë e Durrësit me firmë të ish-kryebashkiakut, Vangjush Dako.

Ndërkohë sipas prokurorisë së Krujës lirimi është kryer në shkelje dhe për vendimin e gjykatës do të ushtrohet ankim në apel brenda afateve ligjore. Sipas vendimit të formës së prerë Endrit Dokle është dënuar për vrasjen e shtetasve Dritan Disha dhe Avni Gashi dhe tentativën e vrasjes së Lulzim Berishës, por edhe për rrëmbim personi, trafikim e mbajtje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Lartë ka theksuar se vuajtja e dënimit për Endrit Doklen ka nisur data e ndalimit te tij, me 2 nëntor 2005.

LEXO EDHE: 

Ishte dënuar përjetë, lirohet nga burgu ish-kreu i bandës së Durrësit, Endrit Dokle

Gjyqtarja e Krujës që po liron “kapo-bandat” e Shqipërisë


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas