Aktualitet

Njësoj si në Elbasan, vritet avokati i njohur në Holandë






               Publikuar në : 08:52 - 19/09/19 |
mapo.al

Një ndër avokatët më të njohur në Holandë është qëlluar për vdekje, një skemë e cila kujton vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan.


Mediat holandeze shkruajnë se është ekzekutuar 44-vjeçari Derk Wiersum, i cili ishte avokat i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera midis viteve 2015 dhe 2017.



Vetë policia e ka cilësuar ngjarjen “një krim brutal”, ndërsa ka thënë se një i dyshuar i maskuar me kapuç është larguar me këmbë. “Me këtë vrasje brutale, është kapërcyer një kufi i ri: tani edhe njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk duken më të sigurt”, tha shefi i policisë Erik Akerboom.

Hollanda është kthyer në një narko-shtet. Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”, u shpreh Jan Struijs, anëtar i sindikatës së policisë NPB.


Etiketa: ,

Pas