Ledion Muçaraku, personazhi i njohur si “Super Mashtruesi” në një intervistë me gazetarin Ronaldo Sharka, tregon se si ka fituar 230 mijë euro nga puna e tij si fajdexhi.
“Jam krenar që kam pasur punën e fajdexhiut, që kam dhënë lekë. Njerëzit kur nuk kanë të likuidojnë kam arritur shifrën deri në 230 mijë euro”.
Disa vite më parë ai u dënua me burg për fajdet dhe vuajti 5 vite në qeli. Ledion Muçaraku u denoncua nga disa familje për mashtrim.