Aktualitet

“Njihni Kosovën” – Vuçiç i përgjigjet Biden: Ua kam thënë në fytyrë se ç’mendoj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:19 - 07/02/21 |
mapo.al

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i kërkon zyrtarisht presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës Kombëtare, të njohë Kosovën si shtet të pavarur.






Në letrën e dërguar, Biden thekson se njohja e Kosovës është ndër kushtet kryesore që Serbia të jetë pjesë e BE-së.


“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, – shkruhet ndër të tjera në letrën që Biden i ka dërguar Vuçiq.





Përgjigja nuk ka vonuar. Presidenti Vuçiq i mëshon qëndrimit të njohur, se nuk do ta njohë Kosovën, ndërsa shprehet se primare për të mbetet mbrojtja e interesave të Serbisë.

Lexo edhe :  Vuçiç: Padia kundër Serbisë për gjenocid, de facto bashkim Shqipëri-Kosovë


“Kam marrë letrën e presidentit Biden, faleminderit për urimet. Për sa i përket njohjes reciproke, ajo nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore, as në BE, as në ndonjë rezolutë. Ka pasur përpjekje për ta imponuar atë term si diçka që duhet ta kishim pranuar, si një zgjidhje përfundimtare, dhe unë tashmë ua kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen reciproke”, – citohet Vuçiq nga gazeta Express.


Ai shton se “për ne është kjo një gjë shumë më e rëndësishme sesa dëshirat shqiptare dhe amerikane. Ne gjithashtu kemi dëshira, por edhe një realitet tjetër, dhe ne kemi një traditë liridashëse të popullit tonë.”

Letra drejtuar Serbisë parashikohej të ishte më protokollare. Nën firmën e Biden, vjen për të parën herë në mënyrë eksplicite.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas