Ndërkohë që moshatarët e saj qendrojnë në shtëpi, në pamundësi për të qenë tepër aktiv, ose duke u kujdesur për nipër e mbesat e tyre, kjo 80-vjeçare ka një rutinë krejt ndryshe.
Rruga që ka zgjedhur Virginia Szmyt, 80 vjeç, nga Polonia është të shndërrohet në një Dj çdo të hënë. Ajo luan në klubin Hula Kula të Varshavës, një lokal që strehon deri në 1000 njerëz. Midis fansave të saj, ka edhe shumë pensionistë.
“Kur jam e rrethuar nga muzika, truri im punon”, thotë ajo, “dhe vazhdoj të mësoj”.