Të gjithë thonë se paraja qarkullon më shumë në koncertet e dasmat kosovare. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë organizatori i njohur, Elton Mehaj në intervistën për “Why Not” nga Roza Lati.
Ndër të tjera, Eltoni zbuloi këngëtarët e Shqipërisë që kërkohen më shumë në Kosovë.
Pjesë nga biseda
Roza Lati: Të gjithë thonë që leku qarkullon më shumë në Kosovë?
Elton Mehaj: Po shumë më shumë.
Roza Lati: Cilin këngëtar të Shqipërisë preferojnë më shumë?
Elton Mehaj: Si për mbrëmje, si për dasma, atë që preferojnë më shumë nga Shqipëria është Aurela Gace dhe Artiola Toska. Kam patur dhe kërkesa për Bujar Qamilin.