KMR

Njihuni me këto 5 kafshë transparente, një mrekulli e natyrës (FOTO)






               Publikuar në : 17:03 - 13/08/19 |
mapo.al

Se kush e krijoi botën, njerëzit, kafshët apo bimët, kjo është një temë shumë e thellë, ende mbetet mister. Dikush beson se Zoti ka krijuar gjithçka, por ka të tjerë që besojnë se është Nëna Natyrë.


Gjithsesi, kushdo qoftë krijuesi, ka bërë një punë të mrekullueshme. Shikoni pak këto 5 kafshë të cilat janë transparente. Duket sikur nuk janë aspak reale…



1.Peshku transparent

Këto specie quhen ‘Acanthuridae’ dhe jetojnë në ujërat tropikalë

2. Kandili i Pavdekshëm ose ‘Turritopsis Dohrnii’

Turritopsis Dohrnii është ndoshta krijesa më e mrekullueshme pasi është e vetmja që është e pavdekshme. Kandili i detit i pavdekshëm është një banor i Mesdheut dhe Japonisë.

3. Bretkocë qelq

Një lloj i tillë ekziston në Amerikën e Jugut, quhet ‘Frog Glass’ dhe vjen nga familja amfibe Centrolenidae.

4. Flutura transparente

Në dallim nga fluturat e rregullta, ajo është transparente në vend që të ketë ngjyra të ndritshme. Quhet ‘Greta oto’ dhe është anëtare e nënfamiljes Danainae. Flutura xham, siç quhet zakonisht, përdor krahët e saj transparentë si kamOflazh.

5. Engjëlli i detit

Engjëjt e Detit, ‘Gymnosomata’, ose thjesht fluturat e detit janë molusqe që jetojnë në Oqeanin Arktik. Ata janë hermafroditikë dhe ushqehen ndërsa fluturojnë nëpër ujë. Ata janë plotësisht transparentë me krahë pedale që i bëjnë ata të duken si engjëj fluturues kur lëvizin.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas