Shëndeti

Njihuni me përfitimet nga lëngu i rrepës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:12 - 18/02/19 |
mapo.al

Rrepa është një perime rrënjore, që disa njerëz e pëlqejnë dhe disa jo. Ajo është radhitur si një ndër perimet më të shëndetshme. Rrënja e trashë si dhe gjethet e rrepës (kur janë të reja) janë pjesët e ngrënshme të kësaj perimeje. Rrënjët e rrepave mund të jenë në formën e topit ose të zgjatura, në formën e një veze. Shija e kësaj perimeje është shumë e ngjashme me bishtin e lakrës. Kjo bimë, e cila preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate ose lëngu, është i mirë për rregullimin e sistemit tretës. Përbërësit që i përmban kjo perime ngadalësojnë zhvillimin e tumorit në prostatë dhe gji për 12,5 për qind.


Kjo perime veçanërisht e shëndetshme, me pak kalori është shumë e pasur në fibra, të cilat ofrojnë ndjesinë e ngopjes që do të zgjasë gjatë. Ajo gjithashtu përshpejton metabolizmin, duke stimuluar dhe përmirësuar procesin e tretjes, që do t’ju ndihmojë për të humbur peshën e tepërt. Rrepa përmban sasi të madhe uji: 100 gram rrepë e pastruar lëshon rreth 22 kilokalori në organizëm.

Më poshtë gjeni të renditura disa nga përfitimet e këtij lëngu magjik.



-Mund të përmirësojë fuqinë e muskujve


-Ndihmon në uljen e presionit të gjakut

-Mund të ngadalësojë përparimin e çrregullimit mendor

-Mund të parandalojë kancerin

-Mund të parandalojë kolesterolin.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas