Shumë gjenerata të reja dhe të së ardhmes janë në dilemë se çfarë kërkon tregu dhe cilët janë profesionet më të kërkuara në tregun e punës. Por, institute të ndryshme botërore kanë bërë hulumtimet e tyre duke radhitur profesionet e kërkuara në të ardhmen dhe që kërkohen shumë, duke përfshirë edhe paga të majme.
Një nga profesionet e ardhshme është:
Këshillues i lojërave online – Duke qenë se një pjesë tepër e madhe e fëmijëve luajnë tashmë lojëra vetëm në pajisjet e tyre teknologjike , ky shkaktar mund të lind një profesion të ri ku fëmijët të paguajnë një këshillues dhe udhëzues se si të përmirësojnë aftësitë në lojërat online. Sot pothuajse çdo kompani video-lojërash ka përfitime miliarda dollarë dhe pothuajse 15 milion përdorues online çdo ditë.
Udhëzues i inteligjencës artificiale – Inteligjenca Artificiale është aftësia e individëve të njohin emocionet e tyre dhe ato të të tjerëve, të dallojnë ndjenjat e ndryshme dhe t’i emërtojnë ato në mënyrë të përshtatshme, të përdorin informacion emocional për të udhëhequr të menduarit dhe sjelljen, dhe për të menaxhuar emocionet për t’u përshtatur me mjedisin ose për të arritur qëllime të caktuara
Kriptolog kuantik – Epoka kuantike dhe kibernetike do të sjellë zhvillime pozitive, por edhe kërcënime kuantike në botën e teknologjisë informatike, por edhe për të dhënat dhe sigurinë kombëtare. Si e tillë, do të ketë mundësi të pashmangshme për të edukuar një forcë punëtore në rritje të kibernetikës për të luftuar këtë kërcënim.
Arkitekt, projektues i shtëpive të zgjuara – Koncepti shtëpisë së zgjuar vazhdon të zhvillohet, një valë e re e ndërtuesve dhe arkitektëve do të jetë e ngarkuar me hartimin e këtyre shtëpive për të qenë “shtëpi të mençura” dhe për të projektuar se si shtëpitë mund të integrohen me teknologjinë tjetër. Shkurtimisht, projektuesit tradicionalë të shtëpisë dhe arkitektët që njohim sot do të rimendohen krejtësisht.