fbpx

Bota

Njihuni me sportin e veçantë që ju ndihmon të digjni kalori





               Publikuar në : 22:40 - 03/06/19 |
mapo.alm

Të provoni një sport të ri mund të jetë mënyrë e lehtë për t’u motivuar të bëheni “fit” dhe të shëndetshëm. Sipas trajnerëve nga “Fight City Gym”, një orë arte marciale mjaftojnë për t’i djegur rreth 841 kalori. Edhe boksi është mënyrë e mirë për ta formësuar trupin sepse numri i kalorive që digjen është rreth 490-534.


Fabio dhe Amar, trajnerë personalë, kanë zbuluar se përse artet marciale janë të mahnitshme për djegien e yndyrës.



“Artet marciale janë tejet të mira për të gjithë sepse janë prej pak formave të sportit që ju ndihmojnë të zhvilloheni mendërisht dhe fizikisht. Çdo kush duhet të jetë i aftë ta mbrojë veten, ndërkaq sportet si artet marciale ju ndihmojnë t’i mësoni teknikat dhe stilet për t’u bërë konkurrues më të mençur. Pra, artet marciale ua japin çdo njeriu mundësinë e barabartë dhe janë bazë e mahnitshme për vetëmbrojtje.”- kanë deklaruar trajnerët.


 


Etiketa: , ,

Pas