Aktualitet

Njoftim i Gazetës Mapo





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:19 - 13/03/20 |
mapo.al

Gazeta Mapo njofton se ka ndërprerë përkohësisht daljen e saj në print dhe në treg, nisur nga gjendja e jashtëzakonshme që po kalon vendi. Printimi i gazetës, shpërndarja, e më pas shitja e saj, është një zinxhir që përfshin shumë persona dhe automatikisht i ekspozon ata ndaj mjedisit dhe potencialisht ndaj virusit që po shqetëson sot shoqërinë tonë.


Po ashtu, gazetashitësit dhe blerësit, do të ishin në risk. Nisur nga këto rrethana, ne kemi vendosur të ndërpresim printimin, derisa situata të normalizohet. Lexuesi i gazetës Mapo do të ketë mundësi të mbetet i informuar në çdo moment, në faqen tonë on line, www.gazetamapo.al, si dhe në faqen tonë në rrjetet sociale, në Facebook, Gazeta Mapo, në Instagram, gazetamapo.al.


Gazeta Mapo iu bën me dije se mund të informoheni edhe nëpërmjet aplikacionit “Gazeta Mapo”, të cilin e keni të disponueshëm në AppStore dhe në PlayStore për IOS dhe Android, duke e shkarkuar.



Shkarkoni në AppStore ose PlayStore aplikacionin e Gazetës MAPO

Aplikacioni i Gazetës MAPO, merrni të rejat e fundit në celularin tuaj


Etiketa: , , ,

Pas