Galeri

Njoftim mbi Afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Bashkia Devoll








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 04/08/20 |
mapo.al

N J O F T I M 

Mbi Afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme 

Në bazë të Ligjit nr 111/2018 “Për Kadastrën” per Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Pyje dhe Kullota, në emër te Bashkisë DEVOLL, Zonat Kadastrale:


  1. ZK 1036, Arrëz
  2. ZK 1183, Bickë
  3. ZK 1202, Bitinckë
  4. ZK 1260, Bradvicë
  5. ZK 1355, Cangonj
  6. ZK 1396, Cetë
  7. ZK 1776, Gjyras
  8. ZK 2232, Koshnicë
  9. ZK 2589, Mancurisht
  10. ZK 2796, Nikolicë
  11. ZK 3025, Poncarë
  12. ZK 3129, Qytezë
  13. ZK 3544, Sul
  14. ZK 3637, Tren

Në bazë te nenit 31 “Konsultimi Publik” është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme Pyje dhe Kullota , të regjistruara dhe Harta Treguese e Regjistrimit, për një periudhë kohe prej 45 ditësh. 


Periudha e afishimit do të jetë nga data 30.07.2020 – 14.09.2020 


Afishimi publik do të bëhet në adresën: Ambjentet e Bashkise DEVOLL. 


Nga e Hëna në të Premte: nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00 


E Shtuna dhe e Diela : nga ora 10.00 në 16.00

I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme brënda kësaj zone kadastrale te drejtohen në ambiente e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.

Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.

Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.



Pas