N J O F T I M
Mbi Afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Në bazë të Ligjit nr 111/2018 “Për Kadastrën” per Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Pyje dhe Kullota, në emër te Bashkisë POGRADEC, Zonat Kadastrale:
1. ZK 1117, Baribardhë
2. ZK1194, Bishnicë
3. ZK 1208, Blacë
4. ZK 1214, Bletas
5. ZK 1337, Buzarishtë
6. ZK 1387, Cërravë
7. ZK 1442, Dardhas
8. ZK 1572, Dunicë
9. ZK 1795, Golik
10. ZK 1873, Grunjas
11. ZK 1894, Guri i bardhë
12. ZK 2006, Jollë
13. ZK 2042, Kalivac
14. ZK 2420, Leshnicë
15. ZK 2479, Llëngë
16. ZK 2793, Nicë
17. ZK 3046, Prenisht
18. ZK 3410, Shpellë
19. ZK 3529, Stropckë
20. ZK 3888, Zall-Torre
Në bazë te nenit 31 “Konsultimi Publik” është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme Pyje dhe Kullota , të regjistruara dhe Harta Treguese e Regjistrimit, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.
Periudha e afishimit do të jetë nga data 23.07.2020 – 07.09.2020
Afishimi publik do të bëhet në adresën: Ambjentet e Bashkise POGRADEC.
Nga e Hëna në të Premte: nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00
E Shtuna dhe e Diel : nga ora 10.00 në 16.00
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme brënda kësaj zone kadastrale te drejtohen në ambiente e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.