N J O F T I M
Mbi Konsultimin Publik të Regjistrimit të Pyjeve dhe Kullotave ne emer te bashkisë
Në bazë të Ligjit nr 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 31”Konsultimi Publik” per Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Pyje dhe Kullota, në emër te Bashkisë Shijak, Zonat Kadastrale:
- ZK 1233,Bodinak;
- ZK 1931,Hardhisht;
- ZK 2100,Karpen;
- ZK 3245,Rubjeke;
- ZK 3366,Shetel.
Në bazë te nenit 31 “Konsultimi Publik” është duke u kryer konsultimi publik për Pasuritë e Paluajtshme Pyje dhe Kullota në emër të bashkisë, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.
Periudha e konsultimit do të jetë nga data 24.12.2020 – 06.02.2021
Konsultimi publik do të bëhet në adresën: Ambientet e Bashkise Shijak.
Nga e Hëna në të Premte: nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00
E Shtuna dhe e Diel : nga ora 10.00 në 16.00
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë dokumenta pronësie te llojit “pyll” dhe “kullotë” brënda kësaj zonë kadastrale të drejtohen në ambientet e Konsultimit Publik dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të konsultimit, pranë këtij ambienti se bashku me nje kopje te dokumentacionit qe posedojne. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.