Galeri

Njoftim Mbi Konsultimin Publik të Regjistrimit Pyjeve, Kullotave Tropojë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 01/04/21 |
mapo.al

N J O F T I M 

Mbi Konsultimin Publik të Regjistrimit të Pyjeve dhe Kullotave ne emer te bashkisë 

Në bazë të Ligjit nr 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 31”Konsultimi Publik” per Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Pyje dhe Kullota, në emër te Bashkisë Tropojë, Zonat Kadastrale:





  1. ZK 1347,B.Curri;
  2. ZK 1503,Dojan;
  3. ZK 1861,Gri;
  4. ZK 2146,Kerrnaj;
  5. ZK 2407,Lekurtaj;
  6. ZK 2593,Margegaj;
  7. ZK 2602,Markaj;
  8. ZK 2761,Myhejan;
  9. ZK 3197,Rosuje;
  10. ZK 3386,Shkelzen;
  11. ZK 3404,Shoshan.

Në bazë te nenit 31 “Konsultimi Publik” është duke u kryer konsultimi publik për Pasuritë e Paluajtshme Pyje dhe Kullota në emër të bashkisë, për një periudhë kohe prej 45 ditësh. 


Periudha e konsultimit do të jetë nga data 31.03.2021 – 14.05.2021 




Konsultimi publik do të bëhet në adresën: Ambjentet e Bashkise Tropojë. 


Nga e Hëna në të Premte: nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00 


E Shtuna dhe e Diel : nga ora 10.00 në 16.00 

I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë dokumenta pronësie te llojit “pyll” dhe “kullotë” brënda kësaj zonë kadastrale të drejtohen në ambientet e Konsultimit Publik dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.

Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të konsultimit, pranë këtij ambienti se bashku me nje kopje te dokumentacionit qe posedojne. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.

Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.

1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas