N J O F T I M
Mbi Konsultimin Publik të Regjistrimit të Pyjeve dhe Kullotave në emër të bashkisë
Në bazë të Ligjit nr 111/2018 “Për Kadastrën”, neni 31”Konsultimi Publik” per Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Pyje dhe Kullota, në emër të Bashkisë BELSH, Zonat Kadastrale:
- ZK 1146, Belsh;
- ZK 1478, Deshiran;
- ZK 1581, Dushk;
- ZK 1753Gjolen;
- ZK 1839, Gradishte;
- ZK 1853, Grekan;
- ZK 1904, Gurras;
- ZK 1930, Hardhias;
- ZH 1554, Idrizaj;
- ZK 2026, Kajan;
- ZK 2237, Kosove;
- ZK 2598, Marinas;
- ZK 2658, Merhoj,
- ZK 3082, Qafshkalle;
- ZK 3213, Rrase e siperme;
- ZK 3223, Rrenas;
- ZK 3272, Seferan;
- ZK 3324, Shegas;
- ZK 3387, Shkendije;
- ZK 3393, Shkoze;
- ZK 3507, Stanaj.
Në bazë te nenit 31 “Konsultimi Publik” është duke u kryer konsultimi publik për Pasuritë e Paluajtshme Pyje dhe Kullota në emër të bashkisë, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.
Periudha e konsultimit do të jetë nga data 15.12.2020 – 28.01.2021
Konsultimi publik do të bëhet në adresën: Ambjentet e Bashkise BELSH.
Nga e Hëna në të Premte: nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00
E Shtuna dhe e Diel : nga ora 10.00 në 16.00
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë dokumenta pronësie te llojit “pyll” dhe “kullotë” brënda kësaj zonë kadastrale të drejtohen në ambientet e Konsultimit Publik dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të konsultimit, pranë këtij ambienti se bashku me nje kopje te dokumentacionit qe posedojne. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.