Aktualitet

2 marsi/ Zëdhënësi i Metës: Asnjë alert, do na bashkohen 200 shqiptaro-amerikanë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 28/02/20 |
mapo.al

Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila informonte qytetarët e saj lidhur me manifestimin e 2 marsit, ka reaguar Tedi Blushi, këshilltari i presidentit Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi ka konfirmuar se në manifestim do të marrin pjesë 20 shqiptaro-amerikane dhe nuk ka asnjë arsye për të bërë alert.


“Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë! Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Metës.



Postimi i Blushit
Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë!
Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë🇦🇱🇺🇸, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe.
Dhe me të drejtë, sepse për liritë dhe vlerat amerikane, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai të ndodhet!
Gjithashtu, mund t’ju konfirmoj se sot paradite Presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke u konfirmuar bashkëpunimin maksimal të Institucionit dhe të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!
Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë.
Manifestimi fillon në ora 17.00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19.00.
Godina e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar.
Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë🇦🇱🇺🇸 që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së.
Alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese!
Të gjithë më 2 mars për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit.
Për Shqipërinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar!
Zoti e bekoftë miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane! 🇦🇱🤝🇺🇸
Pa Kushtetutë nuk ka demokraci!
Pa demokraci nuk ka Shqipëri! 


LEXO EDHE: 

“Demonstratat e kaluara kanë pasur dhunë”/ Ambasada e SHBA njofton shtetasit e saj për tubimin e Metës


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas