Autoritetet gjermane i kanë kthyer përgjigje letërporosisë së SPAK për hetimet që po kryhen për ish- drejtuesin e lartë të OFL-së, Artan Shkëmbi, nën akuzën e nxjerrjes së sekretit hetimor.
Mapo mëson se në letërporosi autoritetet gjermane kanë shpjeguar se si kuptuan që trafikantët shqiptarë të hetuar prej tyre kishin rënë në dijeni të hetimit nga Shkëmbi.
Ka qenë një mesazh që nr.2 i OFL-së i ka dërguar personave në fjalë, Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj.
Bëhet fjalë konkretisht për një foto të bërë mbi një pajisje elektronike të të dhënave në sistemin Deep See, të dërguar më 4 prill 2020, në orën 16:00, nga një telefon tip I-Phone X, në rrjetin e enkriptuar “Encro Chat”.
Disa ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Artan Shkëmbit për t’u rikthyer në detyrë nën argumentin se nuk ka asnjë shkelje proceduriale nga Gjykata e Apelit.
Ndaj Artan Shkëmbit, GJKKO ka caktuar masën e “pezullimit nga detyra”.
LEXO EDHE:
Kush janë dy trafikantët e drogës që lajmëroi Artan Shkëmbi dhe si u zbulua (EMRAT)