Aktualitet

Nju Jorku në krizë, anija spital mbërrin në Manhatan (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:21 - 31/03/20 |
mapo.al

Një anije spitalore e marinës amerikane mbërriti të hënën në Nju Jork City për të ndihmuar në zbutjen e krizës spitalore shkaktuar nga koronavirusi. USNS “Comfort” do t’i sigurojë 1000 shtretër spitalorë, qytetit i cili është bërë epiqendra e shpërthimit të virusit në SHBA. Pasi përshëndeti mbërritjen e anijes në West Side, Manhatan, Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, mbajti një konferencë për shtyp në Jacob K.



Javits Center, e cila është kthyer gjithashtu në një spital me 2.500 shtretër të tjerë shtesë dhe ka nisur të pranojë pacientë që të hënën. Sipas autoriteteve shtetërore anija “Comfort” dhe Javits Center janë të destinuara për pacientë që nuk janë të prekur nga koronavirusi duke ndikuar kështu në çlirimin e kapaciteteve në spitalet e qytetit të cilët do të trajtojnë pacientët e prekur nga Covid 19.


Nju Jorku ka regjistruar deri të hënën 66.497 raste të infektuarish, nga të cilët Nju Jork City ka 36.221 raste. Numri i të vdekurve në gjithë shtetin e Nju Jorkut arriti në 1.218, dhe mbi 9,500 vetë janë shtruar në spitale. Zyrtarët e shtetit dhe të qytetit i kanë bërë thirrje qeverisë federale të sigurojë shtretër shtesë, ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse personale. Në fillim të pandemisë,


Nju Jorku kishte 53,000 shtretër spitalor nga të cilët 3,000 shtretër të kujdesit intensiv. Qëllimi i autoriteteve është që të arrinë në 140,000 shtretër spitalor dhe 40,000 shtretër të kujdesit intensiv. Ata kanë planifikuar të hapin edhe së paku shtatë spitale të përkohshëm shtesë në gjithë shtetin e Nju Jorkut duke filluar nga java që vjen. Guvernatori Cuomo ka urdhëruar spitalet ekzistuese të rrisin kapacitetin me të paktën 50 për qind.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas