Aktualitet

Nju Jorku vendi më i prekur nga koronavirusi, 159 937 të infektuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:46 - 10/04/20 |
mapo.al

Nju Jorku ka më shumë raste të infektuara me koronavirus, sesa secili shtet tjetër jashtë Shteteve të Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit.

Ky shtet ka konfirmuar se aktualisht ka mbi 159,937 të infektuar, duke kaluar Spanjën, që ka 153,000 raste dhe Italinë me 143,000 raste.


Në gjithë Shtetet e Bashkuara janë infektuar 462,000 persona nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndërkohë që kanë vdekur gati 16,500 persona.


Por ndonëse Nju Jorku udhëheq për nga numri i të infektuarve, numri i vdekjeve në këtë shtet, 7,000 është më i ulët, sesa në Spanjë, 15,5000 dhe Itali 18,000, ndonëse është gati dyfish më i madh krahasuar me Kinën, 3,300.




Etiketa: , ,

Pas