Disa nga mediat e mëdha amerikane kanë raportuar në lidhje me një vendim të një gjykate në Tiranë për të dënuar liderin e opozitës për shpifje. Mes tyre është edhe gazeta New York Times
Një gjykatë në Shqipëri ka dënuar liderin e partisë kryesore të opozitës, Partisë Demokratike, për shpifje në lidhje me disa akuza për lidhje me trafikun e drogës ndaj disa ligjvënësve të rëndësishëm të qeverisjes.
Lideri demokrat, Lulzim Basha u gjobit me rreth 455 dollarë nga një gjykatës i Gjykatës së Rrethit të Tiranës të hënën.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kishte ngritur padinë pasi Basha e akuzoi atë në parlament se kishte lidhje me një shumë prej 3.4 milionë eurosh në kesh, të cilat u gjetën në dy makina të importuara nga Gjermania dhe që mendohet se u përkasin trafikantëve të drogës.
Avokati i Bashës tha se do të apelojë vendimin.
Katër persona të lidhur me rastin janë nën hetim.
Lufta ndaj trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një prioritet themelor për Shqipërinë, e cila po kërkon të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europin më vonë gjatë këtij viti.