New York Times: Presidenti Trump pagoi 750 dollarë taksa në dy vite

Presidenti Donald Trumpka paguar vetëm nga 750 dollarë në taksa federale në vitin 2016, viti kur kandidoi për presidencën dhe në vitin 2017, viti i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë, sipas gazetës New York Times.

Sipas artikullit të gazetës, zoti Trump, i cili është i vetmi president amerikan në kohërat moderne që nuk i ka bërë publike taksat, nuk ka paguar taksa federale në 10 nga 15 vitet e fundit.



Detajet për taksat e ndërlikojnë imazhin që Presidenti Trump është përpjekur të krijojë për veten e tij, si një biznesmen i mprehtë dhe patriot, duke nxjerrë në pah një sërë humbjesh financiare dhe të ardhurash nga jashtë vendit, që mund të bien ndesh me përgjegjësitë e tij si president.

Informacioni për financat e presidentit tregon se ai fitoi të paktën 434.9 milionë dollarë në vitin 2018, por në formularët për taksat, figuron një humbje prej 47.4 milionë dollarësh.

Një avokat nga Organizata Trump, Alan Garten dhe një zëdhënës i organizatës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë Associated Press, për të komentuar mbi artikullin.

Zoti Garten i tha gazetës New York Times se zoti Trump kishte paguar miliona dollarë në taksa dhe se “shumica, në mos të gjitha faktet, duket të jenë të pasakta”. Vetë zoti Trump e hodhi poshtë artikullin në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të dielën, duke e quajtur “lajme të rreme”. Ai tha se kishte paguar taksa por nuk dha hollësi. Ai gjithashtu premtoi se informacioni për taksat e tij “do të bëhet publik”, por nuk tha se kur. Ai kishte bërë premtime të ngjashme në vitin 2016, por asnjëherë nuk i kishte bërë të njohura të dhënat.

Madje presidenti kishte ndërmarrë sfida ligjore përmes gjykatave ndaj atyre që kishin kërkuar qasje tek të dhënat e tij për taksat, përshirë Dhomën e Përfaqësuesve, që ka hapur padi për qasje në informacionin për taksat e presidentit, në kuadër të një hetimi të kongresit.

Informacioni, që gazeta tha se është mbledhur nga të dhënat që kishte siguruar për taksat e mbi dy dekadave, vjen dy ditë para debatit të parë presidencial të martën dhe vetëm disa javë para zgjedhjeve ku presidenti dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden po përballen në një garë të ashpër.

New York Times njofton se gjatë dy viteve të para si president, zoti Trump kishte marrë 73 milionë dollarë nga bizneset në vende të tjera, që përveç të ardhurave nga objektet e golfit në Skoci dhe Irlandë, përfshinin 3 milionë dollarë nga Filipinet, 2.3 milionë nga India dhe 1 milionë nga Turqia. Në vitin 2017, presidenti pagoi 145,400 dollarë taksa në Indi dhe 156,824 në Filipine, në krahasim me vetëm 750 dollarë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Trump kishte gjetur disa mënyra për të ulur faturën e taksave, sipas artikullit. Ai kishte bërë zbritje taksash duke pretenduar shpenzime personale si strehim, avionë dhe 70,000 dollarë për shërbime parukerie për flokët ndërsa xhironte serinë televizive “The Apprentice.” Humbjet nga bizneset e pasurive të patundshme, duket se kishin neutralizuar të ardhurat nga seriali televiziv dhe biznese të tjera me partneritete.

Richard Neal, anëtar demokrat i Kongresit dhe kryetar i një Komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve, që është përpjekur pa sukses të sigurojë informacionin për taskat e Presidentit tha se artikulli i New York Times, e bën edhe më të rëndësishme nevojën për t’i marrë këto dokumente.

“Duket se presidenti ka manipuluar kodin e taksave në avantazhin e tij dhe ka përdorur beteja ligjore për të shtyrë apo shmangur pagesën e detyrimeve të tij”, tha ai në një deklaratë.

Zoti Garten tha në një deklaratë për mediat se presidenti “ka paguar dhjetra miliona dollarë taksa personal edhe federale, përfshirë miliona dollarë që kur shpalli kandidaturën në vitin 2015

New York Times tha se nuk kishte pranuar t’ia tregonte zotit Garten dokumentat për taksat që kishte siguruar, për të mbrojtur burimet e veta./VOA/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252