Aktualitet

Nobeli për Handke, Cakaj: Turp, iu dha mohuesit të genocidit






               Publikuar në : 17:02 - 10/10/19 |
mapo.al

Çmimi Nobel në letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke, ka sjellë edhe reagimin e ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Nobelisti është i njohur për mbështetjen e tij të hapur ndaj ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç.


Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.



Me anë të një postimi në Twitter, Cakaj shprehet i zhgënjyer që ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar genocidin. Madje ai shkon dhe me tej kur e quan “Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm, dëshmitarë të së cilit jemi në vitin 2019”.

“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Twitter.

Vendimi i Komitetit të Nobelit për t’i akorduar çmimin Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, ka sjellë reagime të forta në hapësirën shqiptare.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas